Në Kuvend sot do të mblidhet Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komisioni për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjetikës dhe Këshilli i kanalit parlamentar.
Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është debati për amendamentet për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, për të cilin janë dorëzuar katër amendamente. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, për të cilin janë dorëzuar nëntë amendamente dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, për të cilin është dorëzuar një amendament, të gjitha në lexim të dytë.
Para anëtarëve të Komisionit për Çështje ekonomike, punë dhe politikë të energjetikës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin dhe sigurimin nga rastet e papunësisë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për agjencitë private të punësimit, të dyja në lexim të parë.
Në Këshillin e Kanalit parlamentar janë Propozimi programi vjetor për përmbajtjen e programeve dhe Propozim plani vjetor për llojin dhe përmbajtjen e programit të punës së Këshillit të kanalit parlamentar për vitin 2026, Propozim plani financiar dhe investues për vitin 2026 dhe Shqyrtimin e rregulloreve dhe udhëzimeve të mëposhtme: Rregullorja për mënyrën e realizimit të transmetimeve televizive incizim/audio dhe incizime të seancave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe trupave punuese të tij; Rregullorja për standardet profesionale dhe parimet etike në prodhimin e programeve; Udhëzime për mënyrën e përdorimit dhe ruajtjen e pajisjeve në studion e TV në Kuvend.