02 September
Debat mes Sindikalistëve dhe ministres së punës dhe politikës sociale Milla Carovska për vendimin qeveritar për ndërrimin e dytë. Sindikalistërt kërkuan nga ministrja paga më të larta për edukatoret nëpër çerdhe dhe hapjen e vendeve të reja të punës
Vlerësojmë se propozimi I Qeverisë për ndrrimin e dytë është përshpejtuar,edhe pse ne mendojmë që është ide e mire,por nga aspekti I Sindikatës nuk mund të lejojmë që pa numër të përshtatshëm të kryerësve të detyrave për ndërrimin e pare,tani të bëhet edhe ndërrimi I dytë ,kemi frik se do të rritet numri I orëve punuese që do ti mbajnë edukatoret,gjë që është kundër ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe do të sjellë pasoja tjera ,rritjen e numrit të grupeve të fëmijevë që rrezikon Marrëveshjen e Përbashkët dhe sigurinë e fëmijeve dhe është e vështirë të punohet me aq shumë fëmijë- deklaroi SJakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Ministrja për Pune dhe Politikë Sociale Milla Carovska tha se pjesërisht janë dakorduar për disa kërkesa të SASHK-ut siç janë rritja e rrogës minimale të edukatorëve ndërsa sa i përket ndërrimit të dytë të çerdheve tha se kjo është një kërkesë e një numri të madh të qytetarëve.
Biseduam me SASHK-un dhe ramë dakord për një numër të madh të pyetjeve,në të cilën edhe në lidhje me ndrrimi i dytë nëpër çerdhe,poashtu edhe me rritjen e pagave minimale të edukatorëve që në këtë vitë dhe njejtë të vazhdojë edhe vitin tjetër.Në pjesën për ndrrimin e dytë mendojmë së kjo është kërkese e një numër të madhë të qytetarëve dhe ne si Qeveri veprojmë më përgjegjësi për kërkesat e qytetarëve- deklaroi Milla Carovska, Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Carovska tha se për punësime të reja në çerdhe, Komunat mund ta bëjnë një gjë të tillë për ti plotësuar nevojat e banorëve të tyre. Pos në çerdhe, nga 1 shtatori me dy ndërrime punojnë edhe disa institucione tjera në gjykata, drejtoria për të ardhura publike dhe nëpër SPB-të
Valmira Zendeli

