Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe delegacionet përkatëse, kreu i qeverisë shqiptare tha se u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe mbi kontributin aktiv të vendit tonë brenda NATO-s.
“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkroi Rama.