Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me demokratët në Kukës, në vijim të turit të tij me strukturat e PD-së nëpër degë të ndryshme në vend.
Salianji foli me tone të ashpra ndaj lidershipit aktual të PD-së dhe ndaj Sali Berishës në veçanti.
Njerëz pranë Berishës, sipas ish-deputetit, flasin njësoj si ai për gjendjen e PD-së, por thjesht nuk e pranojnë publikisht realitetin.
Salianji: Secili prej nesh ka patur arsye për të qenë i mërzitur. Arsyeja kryesore është humbja e PD në zgjedhje, nuk kemi ofenduar askënd. Kemi folur të vërteta. Edhe ata më të afërmit me drejtuesit e PD flasin si ne. Por kemi marrë si këmbim urrejtjet, mashtrime shpifje. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga një politikë 36 vjeçare e baltës, shpifjes. Secili prej nesh ka kostot e veta. Unë kam të mijat. Dhe jam ende, edhe unë pavarësisht se kam fituar në zonat që më kanë caktuar, por ka një moment, pasi PD është në një dishezë që nuk ndalet. Po shkon drejt një gremine, që zgjedhjet e ardhshme nëse nuk reagojmë do e tregojnë dhe më fort. Edhe ata demokratët që janë të lidhur shumë me udhëheqësit e PD, e thonë në çdo tavolinë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. S’kanë as minimumin e përgjegjësisë se kjo gjë duhet thënë.


