Zëvendës ministrja e sportit, Safije Sadiku Shaini iu është përgjigjur akuzave të Aleancës për shqiptarët se sporti shqiptarë po diskriminohet në këtë fazë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
“ Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende është duke u zhvilluar debat në lidhje me ribalancin e buxhetit, me ç’rast do të parashihen edhe mjete për Ministrinë e sapoformuar të Sportit.
Kjo nënkupton se Ministria e Sportit ende nuk ka buxhet që të ketë mundësi të realizoje investime në sport dhe të kujdeset për kultivimin e drejtë dhe të barabartë të sportit në të gjitha hapësirat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Rrjedhimisht, çdo informacion për, gjoja, investime në sport në dëm të shqiptarëve, janë vetë spekulim dhe asgjë nuk është e vërtetë”, shkruan ndërmjet tjerash Safije Sadiku Shahini.