Rusët po largohen masivisht nga Krimea sepse i frikësohen një sulmi në urën e Kerçit, që lidh gadishullin e pushtuar me Rusinë kontinentale.
Telegrafi raporton se në urë po krijohen radhë kilometërshe dhe zyrtarët kërkojnë nga ata që e kalojnë të zbrazin xhepat dhe t’i nënshtrohen një skanimi të detajuar.
Gjithçka vjen disa javë pasi Putin kaloi urën me makinë për të provuar se dëmi i shkaktuar nga sulmi i tetorit ishte riparuar.