6 September 2018 / 14:47
“Rruga drejt…”, sonte dhe në periudhën që vijon do të trajtojë referendumin mbi Marrëveshjen për emrin me Greqinë e cila i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me përjashtim të VMRO- DPMNE-së, e cila ka paralajmëruar se deri më 10 shtator do ta definojë qëndrimin e saj, partitë e tjera politike i kanë kristalizuar qëndrimet e tyre pro referendumit, ndërsa opozita shqiptare ka kushtet e saj për mbështetje të procesit integrues.
Sonte në Rruga drejt ballafaqohen: Arbër Ademi, ministër i Arsimit, sonte në debat në cilësinë e përfaqësuesit të BDI-së; Dafina Stojanoska, deputete e VMRO- DPMNE-së dheHari Llokvenec, deputet i LSDM-së.


