Alsat 2019-06-03T00:35:43+02:00
Sot pasdite moti i lig ka përfshirë rajonin e Shkupit dhe fshatrat përreth. Moti ishte i përcjell me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Ndërkohë raportohet se në orët e pasdites rrufeja ka goditur minaren e xhamisë në fshatin Rashçe.
Intervenimi i zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët e fshatit në fjalë kanë arritur që në kohë të shuajnë zjarrin, duke pamundësuar që të përhapet edhe në brendi të xhamisë.
Nga zjarri është shënuar vetëm dëm material.
Loading…






