Interesimi për arsimin profesional është i theksuar edhe mes semi-maturantëve që përfundojnë shkollimin fillor këtë vit shkollorë. Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës aktualisht shkollimin e përfundojnë 198 semi-maturant, thotë përgjegjësi i sektorit për arsim pranë komunës Dibër Burim Kaziu.
Vitet e fundit në shkollat profesionale semi-maturantët kanë qenë të regjistruar në një numër të theksuar. Sipas të dhënave të shkollës fillore komunale “Penestia”, tre vitet e fundit mesatarisht 20 deri në 30 për qind të nxënësve janë regjistruar jashtë Dibrës, në shkollat profesionale siç janë në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup. Një pjesë e prindërve gjatë bisedave që bëhen në shkollat fillore kanë kërkuar që edhe në Dibër të mundësohet hapja e paraleleve në shkollën e mesme për arsim profesional. Edhe pse deri tani ka pasur kërkesa të njëjta kjo nuk ka ndodh. Biseduam me semi-matunartët Dion.M dhe Aldiora.Sh, të cilët priten të regjistrohen në shkollën e mesme profesionale për medicinë në Strugë. Ata thanë se me shkollën dhe profesionin si infermieri, do të gjejnë punë sigurisht në Dibër. Profesioni ka edhe të ardhura edhe më të larta, theksojnë ata.
Në lidhje me arsimin profesional që është një kërkesë e drejtë e prindërve dhe nxënësve që përfundojnë shkollimin fillor kërkuam sqarime edhe nga drejtoria e shkollës së mesme komunale “28 Nëntori”, në Dibër. Drejtori i shkollës Ramdan Imeri për gazetën KOHA thotë se qëndron fakti se ka kërkesa për shkollim profesional të mesëm të nxënëse që përfundojnë shkollimin fillor. Ai thotë se drejtoria e shkollës së mesme e cila ka drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm disa vite tenton që të hapen paralele me drejtim profesional. Por siç thotë ai, nuk varet vetë nga dëshira e drejtorisë. “Kemi bërë kërkesa që në bashkëpunim me fabrikën e Gipsit ‘Kanuf Radika’ dhe me hidrocentralin ‘Spilje’ të hapim paralele për arsim profesional, për nevojat të të dy subjekteve juridike. Edhe pse kërkesat kanë qenë në kontinuitet, nuk kemi marr përgjigje”, thotë drejtori Ramadan Imeri. Ai në lidhje me këtë çështje shton se tek semi-maturantët edhe këtë vit ka interesim për shkollim profesional të mesëm dhe prandaj një pjesë e semi-maturantëve pritet të mos regjistrohen në gjimnazin e Dibrës por të regjistrohen në shkolla profesionale në qytete të tjera. Në një situatë të këtillë kur sipas MASH në vitin e parë në shkollën “28 Nëntori”, në Dibër në vitin shkollor 2023/24 pritet të regjistrohen 272 nxënë në 8 paralele në gjuhën shqipe dhe maqedonase.