Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se objekti kryesor i pasurimit të uraniumit në Natanz është goditur nga sulmet izraelite në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Në një postim në X (ish-Twitter), IAEA deklaroi se po:
“monitoron nga afër situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Iran”.
Agjencia tha gjithashtu se është në kontakt me autoritetet iraniane për të verifikuar nivelet e rrezatimit në këtë objekt, si dhe me inspektorët e saj që ndodhen në Iran.