Dy të mitur nga Tetova mbrëmë janë rrahur, pas ç’farë njëri me thikë tjetrit i ka shkaktuar plagë me thikë në stomak dhe ka ikur. Më vonë së bashku me prindin është paraqitur në polici dhe e ka dorëzuar thikën.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, për shkak të raporteve të prishura të ndërsjella të të miturve.
Në rrahjen, 16-vjeçari me thikë i ka shkaktuar plagë me thikë në pjesën e stomakut 17-vjeçarit, pastaj ka ikur, ndërsa i lënduari është transferuar në Qendrën Mjekësore Tetovë, ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. SPB Tetovë ndërmerr masa për ndriçimin dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çfarë do të ngritet kallëzim përkatës.

