Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri premton zgjidhje të problemit të mësimit të gjuhës shqipe për 72 nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës duke filluar nga muaji shtator. Prej vitesh ata po mësojnë në paralele në gjuhën maqedonase. Ministri Shaqiri mes tjerash theksoi se për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë punuar edhe ministrat paraprak nga BDI. AI tha se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet. “Në Jabollçisht të Poshtëm MASH-i do të investojë mbi 10 milionë denarë sepse shkolla atje është në gjendje shumë të keqe Me prindërit kemi rënë dakord dhe e them publikisht për herë të parë këtu se nga shtatori duhet të fillojmë”, deklaroi Jeton Shaqiri.
Data 03.11.2026
Aktuale
- Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar
- Të afërmit e banores së ‘Bigut’ pretendojnë se fotot e saj “intime” iu dërguan familjarëve
- Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë eurosh
- Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!
- Digjet ormani i matësve elektrikë në Sllatinë të Tetovës, ndërhyjnë zjarrfikësit
- ASH: Kursimet e qytetarëve nuk guxojnë të vihen në rrezik
- LSDM-ja dorëzoi interpelancë për ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq
- VLEN: Vuçiqi ra, tani duhet të zbardhen lidhjet e familjes Ahmeti me Alta Bankën



