Filloi rinovimi i stadiumit “Vëllazërimi” në Kërçovë i cili ishte nën ujë pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut pranveror. I gjithë inventari u shkatërrua dhe për këtë arsye ekipi i futbollit të “Vëllazërimit” u detyrua disa ndeshje t’i luajë si nikoqir në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Federata e futbollit të Maqedonisë vendosi të ndihmojë klubin e futbollit “Vëllazërimi”. Së pari filluan punimet në drenazhin e stadiumit në katër anët e terrenit. Sekretari i klubit të futbollit “Vëllazërimi”, Arian Imeri u shpreh i kënaqur nga ndihma e FFM-së e cila filloi të realizohet.
“Fillimisht është paraparë të punohet në drenazhin e terrenit, ndërsa më pas do të vijojë rikonstruksioni i dhomave për veshje të stadiumit si dhe furnizimi i inventarit të nevojshëm me vlerë prej rreth 35.000 eurosh, ku do të ndërtohen edhe katet e sipërme të këtij objekti”, tha Imeri. Ndryshe, më parë FFM-ja e rinovoi edhe stadiumin e qytetit në Kërçovë gjegjësisht dhomat e veshjes në këtë objekt.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


