Ka ndodhur rasti që në linjën nëntë në parking kam takuar kolegun me lot në sy tha, jam duke e lënë gjitha, dy autobusë dhe tre ndërrime dhe jam duke shkuar në kurbet në Gjermani se nuk ka mundësi të funksionoje më”.
Hisen Halili si shofer i autobusit punon tash e 32 vite. Sot në mëngjes përsëri filloi me punë pas gati tre muajsh ndërprerje. Në autobusin i tij të linjës private me numër 19, udhëtojnë çdo ditë mbi 200 qytetarë të Shkupit në destinacionet e të ndryshme. Përfshirë pensionistë por edhe nxënës të cilët dje filluan vitin e ri shkollor.
“Sot filluam, pas një ndërprerje prej gati tre muajsh. U detyruam të ndërpresim punën shkaku i pagesave të pa rregullta dhe çmimi i ulët. Çfarë patëm para i harxhuam dhe u detyruam ta ndërpresim punën.” Me këtë punë merrem që nga muaji gushti i vitit 1992, pra 32 vite”, deklaroi Hisen Halili, shofer autobusi.
Për më shumë se tre muaj, autobusi i Hisenit mbeti i parkuar si shumë tjerë privat për shkak të mos pagesave të rregullta ndaj tyre nga ana e NQP-së por edhe çmimi i ulët i pagesave për kilometër. Disa nga kolegët e Hisenit u dorëzuan dhe gjeten punë jashtë shtetit ndërsa disa të tjerë mbeten në borxhe.
“Shumë kolegë më herët e lanë punën për shkak të mungesës së financave. Një kohë të gjatë vozita derisa edhe në të fundit u detyruam të ndërpresim punën. Ka ndodhur rasti që në linjën nëntë në parking kam takuar kolegun me lot në sy tha, jam duke e lënë gjitha, dy autobusë dhe tre ndërrime dhe jam duke shkuar në kurbet në Gjermani se nuk ka mundësi të funksionoje më”, tha Hisen Halili, shofer autobusi.
Përveç Hisenit, transportuesit privat pas marrëveshjes së arritur dhe pagesës së borxhit iu rikthyen qarkullimit të rregullt në kryeqytet. Tani mbetet që këshilli të votoje pro kërkesës për rritje të çmimit për kilometër në të kundërtën transporti privat përsëri mund të ndërpritet.
“ Për momentin paguhemi 72 denarë për kilometër që i bie gjysma e asaj që duhet të na e paguajnë. Unë në vit i bëj 35 mijë kilometra dhe paguhem më pak 1 euro, dmth në vit unë jam në minus 35 mijë euro. Nëse kjo çështje nuk kalon në këshill dhe mbetet me çmimin e tanishëm do të protestoni sërish? Në takimin e djeshëm është thënë se nëse nuk ka ndryshim të çmimit do të detyrohemi të ndërkrejmë punën”, u shpreh Hisen Halili, shofer autobusi.
Pritet të shihet se a do të votohet nga këshilli i qytetit të Shkupit propozimi i marrëveshjes për rritjen e tarifës apo do të duhet që Hiseni së bashku me kolegët e linjave private të parkojnë përsëri autobusët.