Familjari i Almir Aliut, 4-vjeçarit i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga Boban Iliq ka reaguar pas ngjarjeve tragjike që kanë tronditur vendin, duke shprehur shpresën se politikanët në pushtet do të kujtohen për rastin e nipit të tij.
Ai ka theksuar padrejtësinë dhe krimin që ndodhi, duke akuzuar sistemin që lejoj një huligan të shtypë Almirin dhe të shpëtojë falë sistemit të korruptuar të drejtësisë.
Reagimi i plotë:
“Ndoshta dikush nga politikanët që janë në pushtet do të kujtohen për rastin e Almirit”,
“Në këtë periudhë kur ndodhën ngjarje tragjike si ajo në Koçan dhe rasti i vdekjes së Vedatit në spitalin e Kumanovës jam optimist se dikush nga politikan aktualisht në pushtet do të kujtohet për rastin ALMIRI i cili u shtyp qëllimisht nga një huligan e po i njejti fal SISTEMIT të shumë përmendur këto dit në kolluaret politike e nëpër media, u dënua ashtu siç e din opinioni i gjerë e poashtu u dënua edhe prindi i tij sepse Bobani i kishte shtyp djalin me makinë qëllimisht.Kjo jo që nuk është drejtësi por është krim e përtej krimit. Turp”.
Ndryshe Almir Aliu,4 -vjeçari nga Kumanova u shtyp me veturë në korrik të vitit 2016 nga maqedonasi B.I, i cili provoi të shtyp me veturë familjen e Aliu nga Kumanova pas një zënke banale me të atin e Almirit, ku edhe humbi jetën vogëlushi pas lëndimeve të marra nga shoferi i makinës që e shtypi qëllimshëm për vdekje.