Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e datës 27 prill në Vlorë ku u ekzekutua pranë banesës së tij 58 vjeçari Renato Hoxhaj.
Në vendngjarje për ekzekutimin e Renato Hoxhaj janë gjetur 4 gëzhoja, nga të cilat dy janë 9 mm ndërsa gëzhojat e tjera janë te kalibrit të një arme tjetër.
Kjo ka çuar grupin hetimor ne konkluzion se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë për faktin se ka qëlluar me dy armë por edhe se dy plumba viktima i ka marrë në kokë.
Të tilla goditje kryhen nga vrasës me pagesë të cilët i shkojnë deri në fund atentatit.
Grupi hetimor konfirmon se janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa dyshohet se vrasja është urdhëruar nga një grup kriminal.