Alsat 2019-08-21T16:48:58+02:00
Aktualisht në shtëpinë e prokurores speciale, Katica Janeva në Kozle po konfiskohen mobilje. Janeva u kthye në shtëpi nën shoqërimin e policisë, pas bastisjes që u bë në zyrën e saj në PSP.
Gjatë kontrollit në PSP është konfiskuar një kompjuter i Janevës. Ende nuk ka informacione se pse Janeva nga PSP-ja është kthyer sërish në shtëpinë e saj në Kozle, nga ku pritet të dërgohet para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili sipas urdhërit të PTHP-së do të vendos për paraburgimin e Janevës.
Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e Janevës për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.
Loading…




