Redaktorët e programit të Qendrës Kulturore Rinore dolën sot në konferencë për media, pas akuzave të bëra ndaj tyre dhe institucionit për gjoja parregullsi nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.
Ata kërkojnë që të ndalet mobingu dhe kërcënimet ndaj punonjësve dhe nëse ka parregullsi të vërtetohen ligjërisht.
Sipas tyre, emërimi i drejtorit që është detektiv profesionist është politizim dhe partizim i institucionit dhe kërkojnë që të hapet konkurs i drejtë dhe i rregullt për zgjedhjen e drejtorit të kualifikuar të QKK-së./Lajmi i plotë.