Në lidhje ngjarjen e fundit ku xhamia “Jeni” në Manastir, po tentohet të shëndërrohet në muze ortodoks dhe islam, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili këtë akt qyqar e ka cilësuar si trashje të zullumit.
Reagimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi:
KUR TRASHET ZULLUMI…
Kur themi që agjenda e kësaj qeverie është deshqiptarizimi i shtetit, po rezulton që përsëri kemi thënë pak, ngase tash i erdhi radha edhe deislamizimit të pjesës lindore të RMV-së.
Paturpësisht, xhamia 5 shekullore në Manastir (“Jeni Xhamia”) shëndrohet në muze krishtero-ortodoks.
Një fjalë e urtë profetike thotë:
“Gjithçka këputet prej së holli, vetëm zullumi prej së trashi”, ka shkruar Rexhepi.