Pas konferencës për media të koalicionit VLEN, në të cilën ata deklaruan se Arben Taravari dhe ASH është vetpërjashtuar nga ky koalicion ka reaguar Arben Taravari.
Ai thotë se nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik.
“Fatkeqisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar.
Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është Mirëqënia e Shoqërisë. Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm.
Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë.
Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar.
Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Data 06.10.2026
Aktuale
- Protesta e dytë: Endrit Thaçi kritikon qeverinë për dhunën ndaj veteranëve dhe fëmijëve dëshmorë
- Kriza politike: A do të jemi të gjithë humbës nëse nuk arrihet zgjidhja?
- QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll
- Arrestohet ish-kreu i Shërbimit Federal Gjerman, August Hanning/ Dyshohet për spiunazh dhe rrjedhje sekretesh shtetërore
- Studiuesja vdiq në Rusi, çfarë është murtaja pneumonike dhe si kurohet
- Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës
- Zgjedhjet në Spanjë, në lojë edhe ekuilibrat e BE-së: Çfarë rrezikon Sanchez
- Trumpi për Iranin: “Le ta shkatërrojnë Los Angelesin dhe San Diegon”



