Perfaqesues të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve janë të tmerruar nga incizimi që ka bërë biznesmeni Fekri Ahmeti, duke ushqyer një kalë me çokollata.
Këto shoqata vlerësojnë se kjo sjellje e vëllaut të Ali Ahmetit me kalin nuk duhet të tolerohet.
“Num guxojnë kafshët të trajtohen në mënyrë johumane sikurse i trajton BDI anëtarët e partisë”, – thonë aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Ata apelojnë që mos të lejohet Fekri Ahmeti të shfrytëzojë pozicionin e vëllaut te tij Ali Ahmeti, per ti ikur pergjegjësisë penale.