Avokati Naser Raufi në një intervistë për Televizionin Shenja thotë se fjalët përfundimtare të prokurores Fatime Fetai, ishin përplot ofendime për mbrojtjen dhe të akuzuarit.
Ai e ka cilësuar të kundërligjshme faktin që prokurorja tregoi për lartësinë e dënimeve për të akuzuairit. Sipas Raufit, në këtë rast prokurorja mund të ketë dashur të simpati për dikë. Ndërsa ish Prokurorinë Speciale, ku ka bërë pjesë edhe Fetai, Raufi i quan prokurori hibride.
Sipas tij, duhet të bëhet revision i materialeve të përgjuara, sepse mendon se janë përpunuar vetëm 10% e tyre. Po ashtu deklaroi se nuk dëshiron të komentoj ingerenca politike, por siç potencoi, ka pasur mungesë reagimi të partisë shqiptare në pushtet.



