Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë. Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas dëshmitarit, procedura ka qenë e tillë: fillimisht “kafeja” në zyrën e doktor Vasevit, i cili, pasi pinin kafenë, ia dorëzonte ilaçin infermieres. Lënda zhvillohet kundër doktor Vasevit dhe dy onkologëve të tjerë, për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse
- Vance: SHBA nuk do të përfshihet në një luftë shumëvjeçare me Iranin, nuk do të zgjasë as dy vjet
- “Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve”, Macron mesazh në 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës për president
- Arlind Qori konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të jem kandidat në zgjedhjet e 9 majit
- SPAK kërkon gjykimin e Ballukut për korrupsion dhe pastrim parash, BIRN: Akuzat që rëndojnë mbi ish zv. kryeministren dhe dëmi që i ka shkaktuar buxhetit tështetit
- Luis Figo drejt garës për kreun e FIFA-s
- Rreziku i fshehur në qumështin VITA: Çfarë duhet të dini për aflatoksinën M1?
- Lufta/ Moska sulm me raketa ndaj infrastrukturës së transportit, goditen dy ura në Kiev! Sulmohet uzina e madhe e naftës Gazprom në Rusi



