Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska paralajmëroi se sot do të dihet se nëse dhe kush do të mbajë përgjegjësi për rastin me vajzën 13-vjeçare, nën përkujdesje të Institucionit Publik për Fëmijë me Probleme Edukative dhe Sociale “25 Maji”.
“Përgjegjësi do të ketë pasi komisioni të hënën do t’i japë rekomandimet dhe do të veprojë në mënyrë përkatëse. Nuk ka mundësi që dikush të anashkalohet nga përgjegjësia”, tha Carovska të premten në emisionin debatues Top Tema në TV Telma. Paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi nga personat të cilët udhëheqin me institucionin.
Vajza minorene disa herë vullnetarisht e ka braktisur institucionin, me ç ‘rast është denoncuar si e zhdukur. Largimet e këtilla, theksuan nga MPPS-ja, nuk kanë mundur të pengohen për shkak se ai është institucion i llojit të hapur dhe vendimet ligjore nuk lejojnë që të kufizohet lëvizja e bonjakëve. Në bashkëpunim me policinë, ajo është gjetur dhe kthyer në institucion.
MPB informoi se vajza minorene nëntë herë është denoncuar si e zhdukur në periudhën nga fundi i vitit 2016 e deri më tani nga ana e të punësuarve në institucionin social-përkujdesës dhe po aq herë kanë vepruar shërbimet adekuate policore. Disa herë policia ka parashtruar edhe kallëzime penale kundër më shumë personave për sulm gjinor ose për abuzim seksual të minorenes.

