Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës, dje u lirua nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim.
Pas lirimit Ramadani ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka përshëndetur të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij..
“Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh!
Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit”, shkroi Ramadani.