Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot spitalin Infektiv në Tiranë, ku prej muajsh po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.
Rama është parë të përkulet para 20 punonjësve të personelit shëndetësor, për të vendosur buqetën me lule që kishin dalë për ta pritur.
Gazetari Erion Skëndaj raporton se personelit shëndetësor i janë dhënë disa pako si dhuarata për Krishtlindje. Po ashtu teksa ka ikur nga ‘’Infektivi’’ Rama ka përshëndetur me dorë edhe familjarët e pacientëve jashtë spitalit.



