Di shumë për Maqedoninë, kam mësuar shumë, kam dëgjuar shumë, por fatkeqësisht jam këtu për herë të parë, thotë presidenti bullgar Rumen Radev në një intervistë për Mia’n, përcjell Almakos.
“Është një kohë shumë e humbur dhe unë kam nevojë për ta plotësuar atë. Maqedonia është një vend i mrekullueshëm, me njerëz të pabesueshëm. Kam pasur mundësinë të njohë këtu njerëz me të cilët kam pasur takime jashtëzakonisht të këndshme. Ne bartim të njëjtat emra, festojmë të njëjtat festat, nuk ka nevojë të përkthehet gjuha, ne e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Shpresoj se do të jem në gjendje të vij këtu më shpesh dhe unë i kam premtuar tashmë presidentin Gjorge Ivanov që këtë verë të shoh Liqenin e Ohrit, që është një ëndërr e madhe për mua” thotë Radev.

