Një ngjarje e rëndë shënon në Vlorë këtë mesditë të së hënës (8 korrik), ku një 29 vjeçare ka në kontakt aksidentalisht me rrymën elektrike, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” të Vlorës, ku e reja, e identifikuar Xh.B., ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës së saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit
“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”- njofton policia.