Në Muzeun e Artit Bashkëkohor dje dhe sot u mbajt seminari “Brendimi inovativ i qyteteve” – Ndërtimi dhe komunikim i identiteteve kompetitive lokale, qëllimi i së cilit është që të tregojë se brendimi i qyteteve është bazë për mënyrë të re të promovimit dhe zhvillimit të tyre.
Ky seminar paraqet edhe hap të parë nga procesi i brendimit të Qytetit të Shkupit. Proces në të cilin Qyteti i Shkupit do të punojë me të gjitha palët e prekura me qëllim krijimin e rrëfimit të përbashkët si bazë për brendimin e kryeqytetit.
“Në këtë fazë, Qyteti i Shkupit i fton të gjitha palët e prekura me propozime të tyre të marrin pjesë në krijimin e rrëfimit të ri”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.
Në seminar morën pjesë përfaqësues nga administrata e qytetit, agjencia për promovim të turizmit, ndërmarrjet publike, institucionet kulturore, arkitektë, urbanistë, punëtorë turistik dhe dizajnerë grafik.
Seminari është në organizim të “Laboratorit për jetesë urbane” (Urban living lab) dhe ishte organizuar në kuadër të projektit evropian ROK – regjenerim dhe optimizim i trashëgimisë kulturore në qytetet kreative i financuar nga Programi Evropian për hulumtim dhe inovacione Horizont 2020.
Projekti “ROK” përqendrohet në qendrat historike në qytetet të cilat do t’i shfrytëzojë si “laboratori nga terreni” të trashëgimisë kulturore dhe të tregojë se si kjo do të mund të ishte motor i fuqishëm dhe i veçantë i rinovimit, zhvillim i qëndrueshëm dhe rritje ekonomike për gjithë qytetin. Në këtë projekt marrin pjesë 36 partnerë nga 13 vende.