Në ClickPlus në TV21 ka qenë mysafirë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Me të është biseduar për Bashkimin Evropian dhe përfitimet nga projektet e finacuara nga kjo bashkësi.
“Rreth rolit të organizatave qytetare. Duhet të fillojmë nga jeta e përditshme e qytetarëve. Javën e kaluar promovuam 80 milionë euro për stacionin pastrues në Shkup. Kjo është shumë konkrete. 80 milionë euro nga IPA 23 i ridestinuam drejt sistemit energjetik, që ta kalojmë dimrin. Kjo ishte ndihmë nga BE-ja. Korridoret rrugore të mos i përmendim dhe projekte të tjera… Ka përfitime konkrete nga qytetarët, por këtu na duhet ndihmë edhe nga mediat…”, tha Mariçiq.