Shifra alarmante të numrit të qytetarëve viktima të korrupsionit. Sipas një analize të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN) rezulton që 83 për qind e shqiptarëve të jenë viktima të korrupsionit, derisa tek pala maqedonase kjo shifër arrin në 53 për qind.
Qytetarët shprehen skeptik në çrrënjosjen e kësaj dukurie, andaj kërkojnë vetëdijesim më të madhe dhe intervenimin e institucioneve, njofton Alsat.
“Kjo nuk ndalet, korrupsioni ka qenë dhe do të jetë, këtë nuk ka kush ta ndal. Nuk mundet vetëm shqiptarëve tu kërkohet, kur ka ndonjë punë edhe tjerëve ju kërkojnë, puna është vetëm të punësohen dikund dhe mundet që kërkojnë të holla. Korrupsionin e bëjmë ne vet, jo institucionet.”
“Mendoj se korrupsioni është prezent gjithkund, sidomos në vendet ballkanike korrupsioni është i padiskutueshëm. Fajin më të madh e kanë ata në qeverisje, Qeveria e ka fajin më të madh për këtë. Duhet të bëhet vetëdijesimi i gjithë qeveritarëve, zyrtarëve si dhe vetëdijesimi i qytetarëve.”
“Por ka ende korrupsion. Me kohën besoj do të pakësohet por nuk besoj të çrrënjoset.” Sociologët mendojnë se numri i lartë i shqiptarëve të korruptuar vjen si rezultat i asaj që shqiptarët gjatë viteve janë ndjerë të lënë anash dhe kanë tentuar që në mënyra të ndryshme të kryejnë shërbime dhe të avancohen në vende pune. Socilogu Ali Pajaziti thekson se duhet të ndryshohet mentaliteti i popullit si dhe politikanëve që të luftohet korrupsioni.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes
- Tragjedia e Arlindës: Si vendimet e gabuara e çuan në fatalitet
- Analisti i drejtohet Ramës dhe Berishës: Pasi të lini pushtetin, në ç’hale do të jetoni?


