Ngrohja është brenga e çdo familjeje gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta. Edhe qytetarët e anketuar nga Televizioni Shenja, ankohen se nuk arrijnë që me të ardhurat e tyre të sigurojnë dru për të kaluar dimrin. Disa prej qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve e disa të tjerë për të ardhura të ulëta që nuk u mundësojnë atyre që të sigurojnë ngrohje për të gjithë sezonin.
“Shtrenjtë janë por çfarë të bëjmë, 3400 denarë një metër kub dru. Me 100 bela, tu e shty me zor”, tha njëri nga qytetarët e anketuar.
“Me dru nga pak nxehemi, e me rrymë nga pak. Nuk është I volitshëm po s’kemi çfarë të bëjmë. Të shtrenjta janë çmimet, në fakt nuk ka të holla, se nuk janë edhe aq të shtrenjta, por nuk ka të holla”, tha një qytetar tjetër.
Ata ankohen se për të siguruar kushtet elementare duke përfshirë këtu edhe ngrohjen, detyrohen që të futen nëpër borxhe të shumta.
“Duhet pyetur ky popull se si do të jetojmë kështu, nuk është një ditë e dy, duhet të jetojë ky popull. Me 3500 denarë, a pension është ai? Kjo është katastrofë, mirë që keni dalë, mirë që e pyetni popullin, ne jemi duke jetuar me zor, kjo është katastrofë e madhe”, tha njëri nga qytetarët. Përderisa shumica e qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve, pronarët e depove ankohen për shitje të ulët. Ata nuk deshën që të prononcohen para kamerave, megjithatë thonë se drunj ka mjaftueshëm, si dhe çmimi I tyre është i volitshëm por nuk ka blerës. Sigurisht që kjo shfaq më së miri gjendjen ekonomike të qytetarëve, të cilët nuk arrijnë të sigurojnë as edhe nevojat elementare. Përderisa në hapësirat private metri i druve është 3500 denarë, në ndërmarrjet pyjore ky çmim është 2400, por tanimë vështirë se mund të gjeni drunj në këto ndërmarrje. /Telegrafi/
Data 24.03.2026
Aktuale
- Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja!
- Të shtëna në Prishtinë, ka mbetur i plagosur një inspektor i IPK-së
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

