Gjithsej 21 zjarre në sipërfaqe të hapura janë regjistruar sonte, deri në orën 21:00. Zjarri në fshatin Nikoliq të Dojranit është vënë nën kontroll, ndërsa aktive janë zjarret në fshatrat Xhidimirci, Krushëe dhe Ivankovci të Velesit dhe midis fshatrave Creshnevë, Llokvica, Krapë dhe Sllatinë në komunën e Makedonski Brodit.
Siç bëri të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), janë shuar 18 zjarre, në mesin e të cilëve zjarri në fshatin Gornjanë të Shkupit në komunën Çuçer Sandevë, në Liqenin e Smillkovës dhe në fshatin Luboten në komunën Gazi Babë, te fshatrat Lubin dhe Krushapek drejt fshatit Llokë në komunën Saraj.
Është shuar zjarri në komunën Kisella Vodë, në bulevardin “Boris Trajkovski”, ku u dogj material ndërtimor.
Dy zjarre janë shuar në komunën Dollnen, në fshatrat Cërnilishtë dhe Sllepçë, në Manastir në lagjen Bair. Janë shuar zjarre edhe në komunat Kërçovë, Strugë, Shtip, Probishtip, Kratovë dhe Tearcë.