07 November
Qeveria në mbledhjen e fundit miratoi vendimin për shfuqizimin e doganave, për importin e akumulatorëve, që përdoren për automjetet e prodhuara nga firma “Brako” në pronësi të zv.kryeministrit Koço Angjushev. Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski tha se në këtë rast nuk ka konflikt interesi për shkak se sipas tij nuk ka pengesa ligjore.

