Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi zyrtarisht Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2028, një udhërrëfyes strategjik për forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike.
Kjo strategji shënon një pikë kthese në përpjekjet e shtetit për të mbrojtur infrastrukturën e tij digjitale dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë.
Strategjia miratohet pas një periudhe trevjeçare pa një kornizë kombëtare për sigurinë kibernetike, ku mungesa e një rregullative gjithëpërfshirëse kibernetike e la vendin të ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje. Maqedonia e Veriut është përballur me sulme kibernetike të shtuar, kërcënime hibride, kërcënime për bomba dhe fushata dezinformimi, duke theksuar nevojën urgjente për një qasje të koordinuar dhe strategjike.
“Strategjia shfaqet në një kohë kur përkushtimi ndaj infrastrukturës sonë digjitale dhe digjitalizimit në përgjithësi nuk ka qenë kurrë më i madh. Prandaj, Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2028 nuk duhet parë si një reagim ndaj sfidave, por si një kornizë që shikon përpara për të krijuar një të ardhme digjitale të sigurt për çdo qytetar, kompani dhe institucion në shtet”, tha Andonovski.