Qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për tu përshëndetur faktin që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet.
“Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ciprasit.
Gjatë ditës, Cipras ka informuar liderët parlamentare dhe presidentin e Greqisë, për propozim emrin, por nuk mori përkrahje.
Të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.
Data 14.06.2026
Aktuale
- Protestat masive për largimin e Ramës, gazetari Ilir Ikonomi: Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe s’dëgjon, mban peng një popull të tërë
- Kurti në këtë mënyrë ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit
- Lidhja Shqiptare: Qendra e re Klinike të jetë prioritet kombëtar, jo projekt në letër
- VIDEO/ Pas protestës te kryeministria, qytetarët nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Edi Rama ka mbaru! Nesër më shumë
- FOTO/ “Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë!” – Mesazhet e forta të qytetarëve përmes pankartave: Pa ndryshim të politikës, nuk ka të ardhme!
- Incident në Shkup: Vjehrra sulmon nusen, ajo përfundon me lëndime të rënda trupore
- (VIDEO) Mickoski: Turqia është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik
- VIDEO-LAJM/ Momenti prekës nga protesta e mijëra shqiptarëve para Kryeministrisë, fëmijët me aftësi të kufizuara i bashkohen sheshit!

