Në sancën e parë për pyetje të deputetëve, ata kërkuan llogari për premtimet të cilat partitë e koalicionit Qeveritar i bënë në fushatën parazgjedhore. Deputeti i Lëvizjes BESA Afrim Gashi, në pyetjen drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, deklaroi se reformat e paralajmëruara dhe disa nga veprimet e Qeverisë si Marrëveshja me Bullgarinë dhe ndryshimi i emrit janë ata të cilat Besa i ka në programin e saj Ridefinimi. Kryeministri Zaev tha se po bëhet ridefinimi i institucioneve dhe sistemit, ndërsa atë e quajti si reformë për shoqëri të barabartë. Ndërsa në pyetjen kur do të krijohet shoqëria e barabartë edhe me Kushtetutë, kryeministri Zaev tha se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
Afrim Gashi, Lëvizja BESA
“Pyetja plotësuese është. Kur mendoni se koncepti një shoqëri për të gjithë, do të jenë të barabartë dhe të gjitha etnitë të jenë të barabarta në këtë vend, me cilat ndryshime kushtetuese, kur mendoni se ata duhet të bëhen?”
Zoran Zaev, Kryeministër
“Për realizimin e një shoqërie për të gjithë ose për planin ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe Kushtetutës me të drejtat dhe obligimet e tyre, por edhe ku shteti është e baraba rtë ndaj të gjithë qytetarëve për shërbimet dhe serviset që ajo i jep ndaj gjitzhë qytetarëve atëherë ky nuk është ridefinim, është shoqëri e barabartë për të gjithë dhe për këtë nuk duhen ndryshime Kushtetuerse”.
Pyetje për qeverinë e Zaevit kishte edhe nga deputetët e LSDM-së. Deputeti Jovan Mitrevski, tha se qytetarëve ju intereson çka do të thonë masat ekonomike të Qeverisë. Përgjigjja e zëvendëskryeminitrit për çështje ekonomie Koço Angjushev tha me këto masa parandalohet subvencionet e pabaza në ekonomi.
Jovan Mitrevski, LSDM
“Çka në esencë ky plan do të thotë për qytetarët, si do tua përmirësojë jetesën dhe kur mund të presim rezultate të dykshme nga ai plan?”
Koço Angjushev, LSDM
“Masat e reja janë transparente, janë bërë me kritere të caktuara që të mos na ndodh skenari ku do të finansojmë dëshira, ne thamë do të finansojmë rezultate, ndërsa rezultatet do të determinohen me punën e kompanive, do të thotë subvensionet dhe ndihma ndaj të gjutiha kompanive do të jetë pasi ata të tregojnë rezultate”.
Nga opozita Maqedonase, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, pyeti kryeministrin Zoran Zaev pse Qeveria nuk ka parashikuar mjete për kthimin e TVSH-së ndaj qytetarëve, siç premtoi në fushatë. Përgjigjja e kryeministrit ishte se ky premtim është në fazë përgatitore.
Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE
“A qëndroni në premtimin që ua dhatë qytetarëve dhe nëse qëndroni pse nuk keni parashikuar asnjë denar në buxhetin e RM-së për këtë premtim zgjedhor?”
Zoran Zaev, Kryeministër
“Sistemi për zbatimin e kthimit të TVSH-së është në fazën përkatëse administrative. Plani ynë është që në vitin e dytë të vitit 2018 në dy rajone, respektivisht në dy njesi rajonale të Drejtorisë të të hyrave publike, të zbatojmë shembull praktik të funskionimit të saj, ty dëgjojmë komentet dhe sygjerimet e qytetarëve në mënyrë transparente, përparësitë dhe dobësite dhe në vitin 2019 të hyjmë me zbatimin e plotë të ktrhimit të TVSH-së për të gjithë qytetarët”.
Seanca e sotme për pyetje të deputetëve, ishte e para për Qeverinë e Zoran Zaevit, kjo me arsyetimin e kryeparlamentarit talat Xhaferri se ka qënë e pamundur të ndodh më herët për shkak të 100 ditëshit të parë të qeverisë dhe zgjedhjeve lokale. Kuvendi obligohet me rregullore që çdo të enjte të fundit të muajit të mbajë seancë për pyetje të deputetëve.
Mefail Ismaili /SHENJA/

