7 September 2018 / 12:36
Kancelari austriak Sebastian Kurc sot është pritur me flamur të gabuar në ceremoninë zyrtare përpara Qeverisë së Maqedonisë, në vend të flamur të Austrisë, protokolli i Qeverisë, ka vendosur flamur e Lituanisë. Për gabimin protokollar, Qeveria e Maqedonisë zyrtarisht i ka kërkuar falje Republikës së Austrisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë
“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurc në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërkaq deri tek ajo ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e Austrisë dhe Letonisë.”