Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime të qytetarëve të vendbanimeve të zonës kufitare të komunës së Likovës dhe komunës së Preshevës, pas vizitës së zv/kryeministrit maqedonas Koço Angjushev në Beograd, i cili kishte në agjendë përshpejtimin e ndërtimit të pikës së përbashkët kufitare Tabanoc – Preshevë.
“Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët”, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq.
Ministrja Mihajlloviq theksoi se takimi me Angjushevin ishte efikas dhe se u arrit marrëveshje për një përpjekje të përbashkët për fillim të shpejtë të ndërtimit të vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.
Por qytetarët e Preshevës dhe të komunës së Likovës dhe Kumanovës thonë se nuk duhet të anashkalohet pika kufitare Llojan – Miratoc, e cila lidh këto zona që kanë lidhje të ngushta familjare dhe që ndikojnë në uljen e fluksit të kalimeve në Tabanoc. Kërkesën për hapjen e kufirit e ka bërë edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili është zotuar se gjatë andatit të tij do ta realizojë këtë synim. Por nga ana tjetër, tek pala e Shkupit nuk është prioritet hapja e kësaj pike kufitare./INA/
Data 22.08.2026
Aktuale
- BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete, me kryetar të ndryshuar fshehurazi
- Spanjë: Afro 3 milionë hektarë pyje të djegura, evakuohet Gátova nga zjarret
- Mbrëmë në Shkup: 262 kundërvajtje, 102 motoçiklistë të sanksionuar, 6 të arrestuar
- Zyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash
- LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
- Demolohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
- Pritje deri në një orë në Tabanocë dhe Bogorodicë, LAMM apelon për kujdes në rrugë
- Pa asnjë dhomë të lirë, gruaja sheh hapësirën mbi dollap – ideja e saj bëhet virale


