Qeveria e Republikës së Bullgaria në seancën e sotme të rregullt e
aprovoi tekstin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë në Sofje.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë është shprehje e dëshirës së Bullgarisë që të ndërtojë marrëdhënie moderne të fqinjësisë së mirë dhe të bazuara në vlerat evropiane”, ka deklaruar kryeministri Bojko Borisov gjatë
seancës së sotme të Qeverisë.
Ai, siç transmeton BTA, ka theksuar se disa vite disa qeveri bullgare nga i gjithë spektri politik kanë qenë të angazhuar në negociata duke u mbështetur në interesin kombëtar bullgar.
Sipas Borisovit, vizita e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Sofje dhe qëndrimi i shfaqur drejt historisë së përbashkët është hapi i parë në përpjekjet për ndërtim të frymës së re në marrëdhëniet me fqinjët.
“Bashkimi Evropian e vlerëson marrëveshjen si hap të parë dhe të ri për zhvillim të perspektivës evropiane të Maqedonisë”, ka shtuar Borisov.
Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes do të hapet faqe e re në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të vendosen marrëdhënie të miqësisë së sinqertë.
Rezultatet e pritura nga nënshkrimi i marrëveshjes duhet të jenë bashkëpunimi në planin bilateral dhe ndërkombëtar, avancim të lidhjeve dhe komunikimeve transportuese, ndarje të mjeteve për projekte
infrastrukturore dhe ndërkufitare rajonale, si dhe për lehtësim të kontakteve midis qytetarëve të së dy vendeve, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi i Qeverisë bullgare.
Data 27.10.2026
Aktuale
- BE-ja propozon t’i japë Frontex-it kompetenca për kthimin e emigrantëve nga një vend i tretë në tjetrin
- Një histori tronditëse: Problemet e ligjit të bashkëshortit të Arlindës dhe pasojat e saj
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet
- Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës


