Ndryshimet në industrinë e duhanit: Qeshet me nikotin si pjesë e një brezi të ri produktesh
Për një periudhë të gjatë, Gjermania ka ndenjur në vend në përpjekjet për të ulur normën e duhanpirjes në vend, ndërkohë që pirja e cigareve mbetet shkaku kryesor i sëmundjeve me pasoja vdekjeprurëse. Sipas analizës “Ndalesa nuk jep rezultate – Qeshet me nikotin në Gjermani”, nga efektet e dëmshme të cigareve humbasin 100,000 jetë njerëzore çdo vit, dhe janë regjistruar mbi 17 milion duhanpirës.
Për shkak të këtyre të dhënave, edhe pse prioritet për shëndetin publik duhet të jetë ulja e normës së duhanpirjes, korniza aktuale ligjore në Gjermani nuk e nxit këtë hap. Organizata Botërore e Shëndetësisë që në vitin 2009 ka mbështetur produktet e zëvendësimit të nikotinës për cigaret. Këtu hyjnë edhe qeshet me nikotin, të cilat janë rezultat i zhvillimit të teknologjisë në industri dhe konsiderohen si një alternativë më pak e dëmshme ndaj cigareve. Ato përfaqësojnë një metodë dhe mjet që ka ndihmuar miliona njerëz në mbarë botën të lënë cigaret.
Megjithatë, në një mënyrë të papritur, Gjermania në praktikë ka ndaluar shitjen e qeseve me nikotin, duke krijuar një treg të zi të rrezikshëm dhe një stagnim në uljen e duhanpirjes. Në vitin 2021, për shkak se qeshet me nikotin nuk përmbajnë duhan dhe konsumohen gojor, ato u klasifikuan nga autoritetet gjermane si ushqim. Kjo klasifikim i hoqi qeshet nga tregu, pasi sipas rregulloreve gjermane për sigurinë e ushqimit, nuk lejohet të ketë më shumë se 0.0008 mg nikotinë për kilogram peshë trupore – një sasi shumë më e ulët se çfarë përmbanin qeshet e disponueshme në tregun gjerman.Vendimet gjyqësore mbetën të pandryshuara, pavarësisht argumenteve logjike të Ministrisë Federale për Mbrojtjen e Konsumatorëve, sipas së cilës “qeshet me nikotin për përdorim gojor duhet të konsiderohen si produkte të lidhura me duhanin dhe për këtë arsye duhet të rregullohen sipas Ligjit për Duhanin.”
Një qëndrim të ngjashëm pati edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Rreziqeve, i cili rekomandoi që qeshet me nikotin të shiten nën kushte të rregulluara ligjërisht.
“Kalimi nga cigaret në përdorimin e qeseve me nikotin mund të kontribuojë në uljen e rreziqeve shëndetësore për një person që pi cigare. Kontrolli i cilësisë, si rezultat i standardizimit dhe aktiviteteve rregullatore, duket të jetë një mjet i dobishëm për minimizimin e rreziqeve të qeseve me nikotin,” shkruan në një raport Instituti, pas një vlerësimi të rreziqeve në vitin 2020.
Sipas analizës, ndalesa e shitjes legale i ka ekspozuar rreth 1.4 milion njerëz në Gjermani në vitin 2024 ndaj produkteve nga tregu i zi, cilësia e të cilave nuk është testuar. Pjesa më e madhe e qeseve me nikotin në tregun e zi, të cilat mund të porositen lehtësisht nga të miturit në internet, përmbajnë të paktën 16.6 mg nikotinë për qese, ndërsa disa produkte përmbajnë deri në 150 mg nikotinë për qese. Këto vlera janë shumë më të larta se ato të përcaktuara nga rregulloret gjermane për ushqimin.
Për më tepër, ndalesa e shitjes së qeseve me nikotin, siç shtohet në analizë, ka kontribuar në rezultate katastrofike në sondazhet e shëndetit publik në Gjermani. Norma e duhanpirjes në Gjermani është 24%. Vendi ka regjistruar një rënie të moderuar nga 30% në vitin 2006, por nuk ka pasur përparim që nga viti 2017 e tutje. Gjatë pesë viteve të fundit të ndalesës së qeseve me nikotin, rënia e normës së duhanpirjes është bërë pothuajse e papërfillshme.
“Për shkak të mungesës së rregullave, duhanpirësit mund të humbasin perceptimin e qeseve me nikotin si një alternativë më pak e dëmshme. Si rezultat, këta njerëz me shumë mundësi nuk do të përdorin produkte të parregulluara dhe do të vazhdojnë të pinë cigare për shkak të zakonit, rrezikut të perceptuar ose mungesës së alternativeve të besueshme,” thuhet në analizën “Ndalesa nuk jep rezultate – Qeshet me nikotin në Gjermani.”
Shembulli gjerman është në kundërshtim të plotë me qasjen e disa vendeve europiane që kanë ulur normën e duhanpirjes duke ofruar produkte nikotinike më pak të dëmshme, si qeshet me nikotin. Qasja progresive e Suedisë, e cila lejon dhe rregullon produktet alternative të nikotinës, e bëri këtë vend të parin “vend pa tym,” ku norma e duhanpirjes është nën 5% dhe ku po ulen numrat e sëmundjeve të shkaktuara nga tymi i cigareve.Një shembull tjetër pozitiv është Republika Çeke, e cila në vitin 2022 futi një kornizë ligjore për qeshet me nikotin. Midis viteve 2020 dhe 2023, Çeka pati rënien më të madhe të duhanpirjes në Evropë – nga 30% në 23%. Edhe pse norma mbetet relativisht e lartë, Çeka e kapi shpejt Gjermaninë. Po ashtu, në Britaninë e Madhe, duhanpirja u ul me gati një të katërtën – nga 15.8% në 2016 në 11.9% në 2023 – falë përdorimit të produkteve alternative të nikotinës.
Për më tepër, Komiteti Qeveritar për Toksikologjinë e Kimikateve në Ushqim, Produkte Konsumatore dhe Mjedis (COT), në një deklaratë mbi përdorimin e qeseve me nikotin dhe vlerësimin e rreziqeve toksikologjike, theksoi se përdorimi i tyre si zëvendësues për cigaret “ka të ngjarë të lidhet me uljen e rrezikut të efekteve negative shëndetësore.”
Për këtë qëllim, edhe kompania British American Tobacco (BAT) ka përfshirë në portofolin e saj qeshet me nikotin Velo.
“Është e pranuar gjerësisht që shumica e efekteve të dëmshme të duhanit janë të shkaktuara nga thithja e tymit të prodhuar nga djegia. Prandaj, është e qartë se të rriturit duhanpirës, të cilët përndryshe do të vazhdonin të përdornin cigare, duhet të inkurajohen nga të gjitha palët për të kaluar në produkte pa tym. Konsumatorët meritojnë zgjedhje. Portofoli ynë i produkteve pa tym është krijuar për të ofruar alternativa të bazuara shkencërisht me rrezik të reduktuar nga pirja,” thotë Luciano Camin, Drejtor i Divizionit për Produkte të Ndezshme dhe Kategori të Reja në BAT.
Ndryshe nga cigaret, ku nikotina absorbohet përmes thithjes së tymit të dëmshëm në mushkëri, qeshet me nikotin si Velo vendosen nën buzën e sipërme. Ato lëshojnë shije dhe nikotinë. Këto produkte alternative pa tym ofrojnë një ndjesi të veçantë në gojë që nuk ngjan me pirjen e cigareve. Ndryshe nga cigaret, ky produkt nuk lëshon aerosol. Kjo u jep mundësi të rriturve të përdorin produkte nikotinike alternative pa ndikuar negativisht në ata përreth.
*Bazuar në peshën e dëshmive dhe duke përfaqësuar një kalim të plotë nga pirja e cigareve. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë varësi.
** Ky produkt nuk është pa rrezik dhe përmban nikotinë, një përbërës që krijon varësi.