Një punonjës i policisë në Pogradec, teksa ndodhej jashtë orarit të shërbimit të tij, është përballur me dy vëllezër, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj oficerit.
Për këtë arsye, vëllezërit D.M., 30 vjeç dhe E.M., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas në Pogradec, janë vënë nën hetim.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Nuk dihen rrethanat se përse vëllezërit kanë ushtruar dhunë ndaj oficerit, por çështja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.