Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë edhe gjatë ditës së sotme në tregun e Kosovës.
Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.50 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim prej 1.42 euro për litër.
Në anën tjetër, qytetarët që përdorin gazin e automjeteve do ta blejnë atë me çmim maksimal prej 0.73 euro për litër.
Çmimet e derivateve vazhdojnë të monitorohen dhe të përcaktohen në baza të rregullta nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare dhe faktorët që ndikojnë në furnizimin me karburante.
Vendimi për çmimet maksimale synon të mbrojë konsumatorët dhe të sigurojë stabilitet në tregun vendor të derivateve.


