Për vdekjen e nënës së lideri të tyre Ali Ahmetit, gatise i thyen këmbët të shkojnë në Zajaz, për ta ngushëlluar. Gjë që, sipas mendimit tim, është shumë njerëzore, humane dhe noramale. Por, pse të njëjtën gjë nuk po e bëjnë edhe për fëmijët, nënat dhe vëllezërit tanë nga HasanBegu i Shkupit. Këtë akt human dhe solidar, ata nuk e bënë as me familjet e ‘Lagjes së Trimave’ në Kumanovë. Pra, janë po të njëjëtit, që kane deshmuar se nuk njohin norma dhe parime etiko-morale. Përmbytje fatkeqësisht, sic po raportohet nga terreni, do të kenë marrë disa dhjetëra jetë njerezish, ndrësa disa kufoma, sic thuhet nga familjarët, akoma nuk po arrijnë t’i gjejnë. Kjo është tragjedi e madhe shqiptare dhe qytetare, që tejkalon përpasat e një vdekje të një njeriu të rëndomtë që ka kaluar të 70-tat.
Dua t’i pyes publikisht: KU JANë FUNKSIONARëT E BDI-Së Që NUK I DALIN Në NDIHMA BANORëVE Të HASANBEGUT?
A ndiejnë dhimbje edhe ata, sikurse të gjithë shqiptarët anembanë hapësirës shqiptare. Nga orët e para të mëngjesit kam patur shumë telefonat nga Tirana dhe Prishtina, për tu interesuar për përmasat e tragjedisë dhe përmbytjeve.
Cfarë ka më tepër Ali Ahmeti, nga fëmijët e Hasanbegut?
Data 18.11.2026
Aktuale
- Shtëpia Botuese “Shkupi” i bashkohet nismës së Merhametit për “Librarinë e Çarshisë” me libra falas
- Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës
- Arrestohet 38-vjeçari nga Zhelina, kërkohej me dy urdhërarreste për armëmbajtje
- Luana ‘trazon’ rrjetin, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Hoxha: Vendosja e sistemit rajonal për grumbullim të mbeturinave mbetet një nga prioritetet e MMJPH-së
- Privohet nga liria burri nga Nerashti, sulmon bashkëfshatarin me një mjet metalik
- 7 vjeçari nga Vrapçishti lëndohet gjatë edukatës fizike në shkollën e fshatit
- 26 vjeçari nga Merova denoncohet për sulm fizik ndaj një të mituri

