Protestuesit janë zhvendosur tek sheshi ‘’Skënderbej’’, ndërsa raportohet se kanë tentuar që të shkatërrojnë pemën e Vitit të Ri e cila është rrethuar me gardh metalik.
Bëhet me dije se disa protestues tentuan të heqin gardhin, por menjëherë policia është përgjigjur me gaz lotsjesllës.
Sakaq, policia ka nisur shoqërimet e disa të rinjve edhe në sheshin ”Skënderbej”, pasi nuk iu bindën urdhërit për t’u shpërndarë.



