Protestuesit janë shpërndarë nga qendra e Tiranës, duke u zhvendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Te zona e njohur në Tiranë si “Libri universitar” një grup personash po sulmon me gurë e lëndë piroteknike punonjësit e FNSH. Si pasojë e sulmit me gurë janë plagosur dy policë të FNSH, të cilët janë transportuar në spital.
Sulmi mbi policinë po vijon me gurë dhe me sende të forta, ndërsa forca të tjera janë dërguar në ndihme të punonjësve të FNSH.



