Ditën e sotme do të mbahet protesta e 20-të e opozitës përballë Bashkisë së Tiranës, e për të mos bllokuar qarkullimin rrugor si dhe të zhvillohet tubimi, Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa masa.
Nga ora 09:30 e deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye, uniformat blu këshillojnë të përdoren rrugë alternative, si Unaza e Mesme apo Unaza e Madhe.
NJOFTIM
DVP Tiranë
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madh