Gjykata e Durrësit ka liruar të gjithë të arrestuarit e protestës së të premtes kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se për shtatë të arrestuarit, mes tyre edhe tre te mitur, është vendosur “detyrim paraqitje”.
Shtatë të arrestuarit që do dolën sot para togave të zeza, akuzoheshin për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “shkatërrim prone”, pengim i qarkullimit të transportit”, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.



