Disa qindra refugjatë nga Lindja e Mesme protestuan në kryeqytetin grek të Athinës për shkak të mbylljes së kufijve drejt Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët janë tubuar në sheshin Sintagma ku ndodhet edhe godina e Parlamentit ndërsa më pas bënë një shëtitje të qetë deri tek qendra e qytetit. Protesta ka zgjatur dy orë dhe nuk ka patur asnjë incident.