25 Mars 2019 / 10:48
Propozim ligji për mbrojtje sociale sot do të jetë para deputetëve në Komisionin kuvendor për punë dhe politikë sociale.
Për Propozim ligjin, javën e kaluar u mbajt debat publik në komisionin amë në të cilin organizatat joqeveritare të cilat punojnë në sfera të ndryshme apeluan për sjellje urgjente të këtij vendimi ligjor. Mbrojtja sociale është mbipartiake, mbietnike, deputetët t’i lënë mënjanë dallimet dhe t’i mendojnë qytetarët, porositën ata.
“Të gjithë deputetët nga ky Parlament i yni t’i largojnë mburojat partiake dhe të tregojnë se kujdesen për qytetarët para interesave të ngushta partiake nga të cilat me siguri udhëhiqen”, u porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska deputetëve të cilët ishin të pranishëm në debatin publik.
Loading…